Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
“Projekti në vlerë mbi 3.5 milion euro mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gjilanit.
Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.
Bashkë për të mirën e përgjithshme!”
Nënshkruhet projekti për ndërtimin e qëndrimit ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se së bashku me Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar projektin për ndërtimin e qëndrimit ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.