Koha kur një gjimnazist në Gjakovë ka mundur ta mbyllë gjysëmvjetorin e parë me 7, 8 apo më shumë nota të dobëta, tashmë është vetëm një pjesë e hidhur dhe e kaluar e Gjimnazit Hajdar Dushi.
Kështu po pretendon drejtori i kësaj vatre arsimore Bedri Cahani, i cili bën të ditur se Gjimnazi Hajdar Dushi, ka arritur që viteve të fundit ta përmisojë dukshëm cilësinë e mësimdhënjes dhe mësimnxënjes, e si pasojë e kësaj ta ngrisë në nivele të larta edhe suksesin e kalueshmërinë.
Sipas tij, dallimet e suksesit të këtij viti me ato të viteve të mëparshme janë tejet të mëdha dhe kjo po bën që Gjimnazi dalëngadal të kthehet në një institucion arsimor të respektuar dhe mjaft të kërkuar, ashtu siç ishte në vitet e mëhershme.
Nëse krahasojmë rezultatet e gjysëmvjetorëve të parë atëherë dallimi është shumë i madh. Përshembull në gjysëmvjetorin e parë të vitit shkollor 2012/2016 rezultati i përgjithshëm ka qenë 41 përqind rezultat pozitiv ndërsa 59 përqind rezultat negativ. Në gjysëm vjetorin e parë të vitit shkollor 2013/2014 ka pasur ngritje të rezultatit pozitiv në 49 përqind ndërsa ka pasur rënje të atij negative në 51 përind. Në vitin shkollor 2014 2015 rezultati pozitiv është rritur në 59 përind ndërsa në gjysëmvjetorin e parë të këtij viti ky rezultat ka shkuar në 64 përqind. Pra, nëse bëjmë krahasim me të kaluarën, del se lëvizja pozitive ka qenë me trend mjaft të lartë, ka thënë Cahani, raporton zeri.info.
Rritje të rezultatit ka pasur edhe në aspektin e përgjithshëm, ku përfshihet gjysëmvjetori i parë dhe ai i dytë, dhe ky rezultat ka bërë që Gjimnazi Hajdar Dushi të rangohet në mesin e shkollave më të mira në Kosovë.
Në vitin shkollor 2012/2013, 76 përqind e nxënësve kanë pasur sukses pozitiv, ndërsa 21 përqind sukses negativ. Në vitin shkollor 2013/2014, 89 përqind e nxënësve kanë kalaur me sukses pozitiv ndërsa 11 përqind me rezultat negative. Ndërsa, në vitin e fundit, në vitin 2014 2015 me rezultat pozitiv kanë kaluar 96 përqind e nxënësve ndërsa me rezultat negative vetëm 4 përqind, ka treguar Cahani, për të shtuar se synimi i menaxhmentit por edhe i nxënësve është që rezultati i kalueshmërisë të mbërrijë në 98 përqind.
Sipas drejtorit Cahani, kjo ngritje e rezultateve ka ardhur si pasojë e ashpërsimit të kritereve për regjistrim në Gjimnaz, por edhe ngritjes së nivelit të mësimdhënjes.
Nuk kemi lejuar që në Gjimnaz të regjistrohen nxënës të dobët, por emrat e të cilëve kanë ardhur me direktiva politike nëpër zarfe apo nëpër lista. Na duhet ta pranojmë se gjëra të tilla kanë ndodhur në të kalurën por nuk ndodhin më dhe për këtë jemi falenderues edhe ndaj kryetares së komunës dhe zyrtarëve të drejtorisë së arsimit të cilët asnjëherë nuk kanë ndërhyrë në punën tonë dhe na kanë lejuar që të punojmë në menyrë të pavarur, ka shtuar Cahani, për të bërë të ditur se tashmë klasët e Gjimnazit Hajdar Dushi duke u bazuar në Ligj nuk kanë më shumë se 35 nxënës, ndryshe nga disa vite më parë, kur numri i nxënësve shkonte edhe deri në 51 të tillë.
Ndërkohë, ngritja e rezultatit të mësimnxënjes ka ndikuar edhe në rritje e rezultateve të testit Kombëtar të Maturës, me çrast Gjimnazi Hajdar Dushi prinë në nivel vendi. Në testin e fundit është arritur që kalueshmëria të jetë 92 përqind në afatin e parë dhe 98 përqind në afatin e dytë.
E krahas përmisimit të dukshëm të suskesit, drejtori Cahani thotë se Gjimnazi ka përparuar edhe në zvogëlimin e mungesave, anipse edhe numri aktual i mungesave është numër që duhet të zvogëlohet edhe më tej.
E kemi zvogëluar numrin e mungesave në shkallë prej 100 përind. Sivjet i kemi pasur rreth 19 mijë mungesa me dhe pa arsye, ndërsa në vitin 2013 kemi pasur rreth 38 mijë mungesa. Kjo rënje nuk duhet të na gëzojë por përkundrazi duhet të na motivojë që punojmë edhe më shumë në menyrë që nxënësit të bëjnë edhe më pak mungesa, ka përfunduar ai. /ZËRI/