Më nënshkrimin e memorandumi, komuna e Drenasit së bashku me organizatën “Islamic Relief Kosova” do të bashkëfinancojnë katër projekte bujqësore ku përfshihen; motokultivatorë për fermer, sera, shpërndarës plehu artificial si dhe spërkatëse.
Kryetari Lladrovci, ka falënderuar drejtorin e “Islamic Relief Kosova” Soliman dhe përgjithësisht këtë organizatë, që për sa vite është mbështetëse e shumë projekteve bujqësore për fermerët e Komunës së Drenasit.
Komuna e Drenasit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Bujqësi, Anita Avdullahu - Dvorani, kanë pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Islamic Relief Kosova”, përkatësisht Mohamed Soliman, ku edhe kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve bujqësore për fermerët e komunës së Drenasit.