Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar se me nënshkrimin e këtyre dy kontratave me dy kompani të huaja, do të krijohen vende të reja të punës dhe është zotuar se komuna do të kryej të gjitha procedurat ligjore për të ju lehtësuar atyre të bërit biznes në komunën tonë. Lladrovci edhe një herë ka falënderuar unitetin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, që në muajin Tetor të këtij viti me vota unanime votuan propozimin e tij për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.
Kryetari Lladrovci tha se kompania TDI Balkans dhe Frida’s Farm L.L.C, besojmë se do të jenë referencë e mirë edhe për shumë investitorë të tjerë potencial.
Kompania TDI Balkans Sh.P.K do të investoj në energji solare dhe vlera e perafërt e investimit do të jetë rreth 30 milion euro. Ndërsa kompania Frida’s Farm do të investoj rreth 9 milion euro investime në përpunimin e mishit të freskët të pulave.
Kryetari Lladrovci nënshkruan kontratat për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për dy kompani
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten është takuar me përfaqësuesit e dy kompanive të huaja, ku edhe ka nënshkruar kontratën për shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës për zhvillimin e bizneseve ku do të krijohen vende të lira të punës.