Ne këtë ligjëratë, kanë marr pjesë, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Albulena Saliuku, doktoresha Rina Dobraja dhe shumë gra të komunës së Drenasit.
Ligjëratën vetëdijesuese për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës e ka mbajtur Dr. Rina Dobraja e cila para të pranishmëve edhe ka treguar rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje, duke theksuar se vetëm kontrollat e vazhdueshme të hershme, mund të parandalojnë shërbimin e saj. Doktoresha Dobraja, në mënyrë të detajuar para të pranishmëve ka elaboruar në mënyrë profesionale rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundje vrastare.
Ndërsa drejtoresha e DSHMS-së, Lumnije Krapi, tha se java e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, është një fushatë sensibilizuese, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat. Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas dhe si i tillë renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë.
“Dëshiroj të ndaj një informacion me rendësi para jush se ne si Drejtori e Shëndetësisë, kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për shërbimin e PAP TEST në qendrën e mjekësisë familjare në Drenas”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Krapi.
Në këtë ligjëratë, janë shpërndarë edhe broshura informuese rreth kancerit te qafës se mitrës, ku në këtë broshurë janë të vendosura numrat e telefonit të disa qendra të Mjekësisë Familjare, ku mund te bëhet testi pa pagesë.
Në Komunën e Drenasit mbahet ligjërata vetëdijesuese e javës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, të premten është mbajtur ligjërata vetëdijesuese “Java për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës” ligjëratë kjo e organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.