Njoftohet publiku i interesuar se më datën 23.04.2024 në ora 11:00 në Shkollën Fillore të Mesme dhe të Ulët "Xheladin GASHI - Plaku" në Komoran, Komuna Gllogoc, do të organizohet debat publik nga Kompania “TDI Balkans” Sh.p.k. – Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us05web.zoom.us/j/7012651943...
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “TDI Balkans” Sh.p.k. – Prishtinë për Impiantin Fotovoltaik me kapacitet 45 MW në fshatin Komoran, Komuna Gllogoc.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.
Njoftim për debat publik nga Komuna e Drenasit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “TDI Balkans” Sh.p.k. – Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë: DEBAT PUBLIKPër Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Impiantin Fotovoltaik me kapacitet 45 MW në fshatin Komoran, Komuna Gllogoc.