Hani i Elezit: Katër raste të ngordhjes së lopëve nga sëmundja "Gungore të Lëkurës"

Hajredin Gashi Drejtor i Drejtoris Komunale të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në raportin e fundjavës informon se nga data 01.08.2016 deri me 12.08.2016 janë katër raste të ngordhjes së lopëve nga sëmundja "Gungore të Lëkurës”. Kjo gjendje është konstatuar nga Inspektori regjional Selami Salihu.

Të gjitha rastet e ngordhjes janë trajtuar sipas standardeve të Agjencionit të veterinës dhe janë të përcjellura me procesverbal të veçantë nga inspektorati i veterinës.

Drejtori Hajredin Gashi tha se në përgjigjeje të informatave mbi sëmundja "Gungore të Lëkurës” Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës për komunën e Hanit të Elezit ka ndarë 1000 copë vaksina për zonat kadastrale Dimcë, Seçishtë, Krivenik dhe Gorancë, fshatra këto në brezin kufitarë me Republikën e Maqedonisë.

Ndërsa Sadat Bajrami veterinar lokal i autorizuar për shpërndarjen e vaksinave tha se të gjitha vaksinat janë shpërndarë, mirëpo numri i gjedheve është shumë më i madh dhe se ka shumë kërkesa për vaksina plotësuese, duke apeluar që sigurimi i vaksinave të behët nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës sa më parë që të jetë e mundur.

Ai tha se fatkeqësisht numri i gjedheve me indikacione të sëmundjes "Gungore të Lëkurës” është i madh dhe të cilat janë duke u trajtuar.

Drejtori Hajredin Gashi dhe Sadat Bajrami veterinarë përgjegjës, apeluan të bujqit që të informojnë për rastet e dyshimta, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes dhe shitjes së kafshëve si dhe të izolohen kafshët me simptome të sëmundjes "Gungore të Lëkurës”./InfoKomuna/