Ky projekt është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit dhe Programit ASSET – KEC, e cila ka implementuar projektin e financuar nga USAID-i.
Në inaugurimin e kësaj qendre pjesëmarrës ishin kryetari i Komunës Rufki Suma, Majore Holly Cookson në emër të Qeveris Amerikane, drejtoresha e Programit ASSET – KEC, Valmira Haxhaj Gushlla si dhe mësimdhënës e nxënës të kësaj qendre arsimore.
Pas prezantimit dhe demonstrimit të pajisjeve të kësaj qendre, Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe nxënësve të shkollës përfituese, falënderoi Qeverinë Amerikane e cila po vazhdon të përkrahë popullin e Kosovës, dhe në këtë mes edhe komunën e Hanit të Elezit.
Ndërsa Majore Holly Cookson në emër të Qeveris Amerikane shprehu kënaqësinë që investimet e USAID-it po realizohen me sukses e në veçanti kur këto investime i dedikohen arsimit të gjeneratave të reja. Ajo tha se përkushtimi për arsim është e domosdoshme për të rinjtë nga se as njëherë nuk dihet se për çka do të kenë nevojë në jetë.
Për Valmira Haxhaj Gushlla, drejtoreshë e Programit ASSET – KEC,ky është vetëm fillimi i një projekti tre vjeçar dhe pret me padurim që në bashkëpunim me stafin e shkollës dhe nxënësit e Dardanisë ky projekt të arrij objektivat e planifikuara.
Ndërsa për Zyber Xhonin Drejtorë i Shkollës së mesme e lartë “Dardania” ky projekt ka mundë të realizohet vetëm falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të Komunës së Hanit të Elezit, Programit ASSET – KEC , stafit dhe nxënësit e Shkollës. /InfoKomuna/
Hani i Elezit, shkolla "Dardania" me Qendër për Karriere dhe Ndërmarrësi
Në hapësirat e Shkollës së mesme të lartë ”Dardania” nga Hani Elezi sot me aktivitet rasti është Inauguruar Qendra për Karriere dhe Ndërmarrësi.

