Njoftimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
“Komuna e Hanit të Elezit si komunë përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024, sot nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoi komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët “Asfaltimi i rrugës 'Ekzodi 99' ”
Në fund falënderova Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotova se do ta realizoj projektin me përkushtim të plotë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.”
Kryetari Ballazhi nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për projekte të investimeve kapitale.