“10 të diplomuar/a të fushave të ndryshme nga Komuna e Hanit të Elezit për këtë periudhë gjashtë mujore do të kenë mundësi të marrin përvojë mbi procedurat institucionale që aplikohen në Komunë dhe të përfitojnë njohuritë e marra në karrierën e tyre të ardhshme.
Kjo u realizua falë bashkëpunimit mes Komunës Hani i Elezit dhe Agjencisë së Punësimit të Kosovës.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Ballazhi.
Kryetari Ballazhi nënshkruan marrëveshjet me praktikantët e radhës në Komunën e Hanit të Elezit
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se, nënshkruan sot marrëveshjet me praktikantet/ët, të cilat/ët do të mbajnë praktikë në institucionin komunal për periudhën prej gjashtë muajve.