Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3.Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi nënkryetari i komunës Sevdi Dernjani.
Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Toger Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas tij, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 14 raste prej të cilave 5 gjatë muajit Dhjetor 2023 si dhe 9 raste gjatë muajit Janar 2024 dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta.
Edhe nga Policia e Vijës së Gjelbër, Toger Lulzim Deda raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rregullave kufitare.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit janë regjistruar 3 raste të cenimit të rregullave të vijës kufitare
Anëtarët e KKSB-së shqyrtuan edhe çështje tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.
Në këtë vazhdë për nënkryetarin e Komunës Sevdi Dernjani ishte shqetësuese dukuria e dëmtimit të pronës komunale, u theksuan dëmtimet në hapësirë e parkut të qytetit “Isa Berisha”, parkut “Ekzodit 99” por edhe në investimet tjera të realizuara.
Ai me këtë rast kërkoi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që në këto zona të patrollohet më shpesh si dhe të bëhet identifikimi i kryesve të këtyre dëmtimeve.
Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit, mbanë mbledhjen e saj të parë të rregullt për vitin 2024.