Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i proceverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3.Të ndryshme
Kryetari Ballazhi, në hapje të takimit tha se bazuar në informatat e rregullta me zyrtarët nga stacioni policorë në Han të Elezit gjendja në përgjithësi është e qetë dhe pa ndonjë rast shqetësues.
Këtë konstatim e konfirmuan edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Shpend Bela nga Stacioni Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas tij, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 4 raste dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta.
Edhe nga Policia e Vijës së Gjelbër, Nezir Demelezi raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rregullave kufitare.
Ai, tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit janë regjistruar vetëm 2 raste të cenimit të rregullave të vijës kufitare
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe çështje tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.
Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Hanit të Elezit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Hanit të Elezit, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2024, të cilën e udhëhoqi kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi.