Luta i LDK-së është shprehur se ndihet mirë që ka ndërtuar marrëveshje tripalëshe partneriteti mes Komunës, USAID dhe “Calbria” për ngritjen e 50 hektarëve me vishnje, të cilat do të përpunohen dhe ruhen në këtë kompani.
Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Lutfi Haziri, për të cilin tha se me qeverisjen e mirë gjatë katër vieteve dhe me lehtësirat që ka krijuar për bizneset, kompania e tij po funksionon shumë suksesshëm.
Përndryshe, kjo kompani e ka frigoriferin gjigant në Shillovë me kapacitete regjionale për ruajtje të produkteve deri ne 4 mijë tonë, përderisa ka të punësuar mbi 200 punëtorë. /InfoKomuna/