Për të parë nga afër punën që është bërë në këtë shkollë, ka vizituar institucionin arsimor të Carralevës, drejtori i Arsimit, Hajrullah Ademaj, i cili ishte i kënaqur me punën dhe angazhimin që është bërë në shtruarjen e dyshemesë me lineleum. Ai falënderoi organizatën Human Appeal International për kontributin e dhënë në shkollën e Carralevës si dhe në SHFMU Lasgush Poradeci në Muzeqinë.
Ndërsa, drejtori i shkollës së Carralevës, Enver Avdiu kishte përgatitur një mirënjohje të veçantë për organizatën në fjalë, të cilën ia dha përfaqësuesit të kësaj organizate dhe e falënderoi në emër të institucionit arsimor të cilin e udhëheq.
Drejtori i shkollës, Avdiu bëri të ditur se Organizata Humanitare Human Appeal International ka dhuruar 204 metra katrorë lineleum për dysheme dhe 50 m² tepih. Kurse për shkollën e Muzeqinës, Agim Avdiu drejtor i kësaj shkolle thotë se organizata e sipërmendur ka dhuruar gjithsej 160 m² lineleum, me të cilin është shtruar bina e sallës së edukatës fizike, biblioteka dhe korridori i saj (54.5 m²), ndërkaq në paralelën e ndarë fizike në Vojnovc, tregon Avdiu është shtruar një mësonjëtore, kabineti i Teknologjisë Informative dhe biblioteka e shkollës (105.5 m²)./InfoKomuna/
Human Appeal International jep lineleum për dysheme për shkollat e Shtimes
Organizata Humanitare Ndërkombëtare Human Appeal International, gjatë javës që shkoi ka dhuruar lineleum për dysheme dhe tepih për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët Abdullah Shabani të Carrelevës.