Ndërtimi i shkollës është pjesë e projektit për infrastrukturë ekonomike dhe sociale BE-Komunë, i cili po mbështet një zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë.
Në shkollën e re fillore do të përfitojnë 850 studentë të Podujevës. Kjo shkollë ka qenë e sistemuar në një ndërtesë jo të përshtatshme aty afër, e cila është rrëzuar.
Për implementimin e këtij projekti janë shpenzuar 691 mijë euro nga korriku i vitit 2014 deri në dhjetor të vitit 2015.