Njoftimi i plotë i kryetarit Ferati:
“Sot, prita në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me të cilin nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Zgjerimi i infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Istog”
Ky projekt do të krijoj mundësi të reja që bizneset të kenë mundësi për ushtrimin e veprimtarive biznesore duke ju ofruar kushte sa më të mira investitorëve vendor dhe të huaj në Istog.”
Kryetari Ferati priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi ka njoftuar se ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Zgjerimi i infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Istog”.