Kryetari Ferati priti në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Tankut Soykan

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Tankut Soykan.

Lidhur me këtë takim, kryetari Ferati ka shkruar:

“Sot, prita në takim z. Tankut Soykan, Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës me të cilin biseduam për të drejtat e njeriut me theks të veçantë të komuniteteve në Komunën e Istogut. Pas takimit bashkë përuruam projektet me bashkëfinancim;  “Kanalizimin në Dubravë” dhe “Këndin e lojërave për fëmijë në Shfmu “Martin Camaj” në Gurrakoc.”
Projekte të tilla do të inaugurojmë edhe në të ardhmen dhe bashkëpunimi ynë të vazhdoj edhe me projekte të tjera.
I juaji,
Iliri”