Lidhur me këtë vizitë, kryetari Ferati ka shkruar:
“Pamje me plotë ngjyra të jetës e përtej saj ishte vizita e sotme tek të rinjtë e të rejat e Shkollës së Artit – Pejë.
Nxënës edhe të Istogut të cilët përmes pikturave të tyre po promovojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Komunës së Istogut.”
Kultura, Arti dhe Trashëgimia Kulturore janë mjetet e sigurta dhe ambasadorët më të mirë për promovimin e vendit tonë.
Kryetari Ferati vizitoi nxënësit e Shkollës së Artit – Pejë
Sot, Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Vuthaj vizituan nxënësit e Shkollës së Artit-Pejë, të cilët kishin ardhur në Istog për ta shpalosur edicionin e parë të punimeve artistike në kuadër të projektit "Promovimi i pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes artit në Komunën e Istogut".