Mbahet takimi i parë i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Komunën e Istogut

U mbajt takimi i parë i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Istog me qëllim të organizimit të punëve dhe aktiviteteve që do të realizohen përgjatë vitit 2024 nga anëtarët e Ekipit, ashtu siç janë të parapara në Planin Trevjeçar të Punës (2024-2026).

Qëllimi i këtij Ekipi është që shërbimet ndaj fëmijëve të jenë më cilësore e gjithëpërfshirëse, duke ofruar mundësi të reja që komuna të jetë një mjedis miqësor për ta, duke u angazhuar që të mbrohet dhe respektohet interesi më i mirë i tyre.