Njoftim për bllokimin e rrugës “Fadil Ferati” në Istog

Nga Komuna e Istogut njoftojnë se rruga “Fadil Ferati”, (nga udhëkryqi në qendër në drejtim të komunës) do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Njoftimi i plotë nga kjo komunë:

Njoftohen të gjithë qytetarët, e në veçanti ngasësit e automjeteve, se nga data 02 Maj 2023, rruga “Fadil Ferati” (nga udhëkryqi në qendër në drejtim të komunës) në Istog, do të jetë e bllokuar, për shkak të punimeve që do të bëhen në këtë rrugë, përkatësisht Rregullimi i Infrastrukturës.

Luten qytetarët dhe ngasësit e automjeteve, që të përdorin rrugët tjera alternative për qarkullim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!