Ky projekt i suksesshëm u realizua nga një ekip i të rinjve të përkushtuar për pune dhe aktivitete rinore, në krye me lideren e projektit, Argjenda Shehu, si dhe anëtarët e tjerë të grupit, Erlis Shehu, Pranvera Gacaferi, Rinesa Gacaferi, dhe Aurora Krasniqi.
Ky projekt është financuar nga M4Y dhe Komuna e Junikut, ky park ofron një hapësirë bukur për lojërat e fëmijëve.
Kryetari i komunës Ruzhdi Shehu, bashkë me nxënësen Argjenda Shehu si lidere e projektit, përuruan me krenari këtë investim të rëndësishëm për komunitetin. Kryetari theksoi se do të vazhdoj të përkrah dhe të mbështes ide dhe iniciativa të rinjve junikas për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Është përuruar parku i lodrave për fëmijë në lagjen Miroc
Sot, në një ceremoni të veçantë, u përurua Parku i Lodrave për Fëmijë në Lagjen Miroc.