Sot, në prani të drejtorit të qendrës rajonale të OSCE-së, Riccardo Celeghini, përfaqësuesit të OSBE-së, Enes Ramovic, përfaqësues nga zyra për mbrojtjen e viktimave, Demë Hasanaj, përfaqësues nga qendra e shëndetit mendore, Nysret Pepaj, përfaqësues nga strehimorja në Pejë, Ardita Ramizi Bala, përfaqësuese nga zyra e Ombudspersonit në Kosovë, Hasije Islami, Komandanti i stacionit të policisë në Junik, Rasim Syla, dhe Drejtori i QKMF-së në Junik, Ali Kuçi, është nënshkruar marrëveshja për funksionalizimin e këtij mekanizmi i cili do të koordinojë proceset me nivelin qendror në parandalimin e dhunës në familje.
Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, theksoi se kjo marrëveshje për funksionalizimin e këtij mekanizmi është e rëndësishme në parandalimin e dhunës në familje, dhe në të njëjtën kohë falënderoi zyrën e OSCE-së dhe të gjithë anëtarët që ishin pjesë e kësaj nisme.
Komuna e Junikut funksionalizon zyrtarisht mekanizmin komunal për mbrojtjen nga dhuna në familje
Komuna e Junikut, nga tani ka nënshkruar marrëveshjen për institucionalizimin e mekanizmit koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe metodat e funksionimit të tij.