“Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të krijoj një bashkëpunim të ngushtë, duke ofruar zgjidhje efikase dhe lehtësim të procedurave të regjistrimit dhe administrimit të bizneseve.
Hapja e kësaj qendre, synon përmirësimin e infrastrukturës administrative, duke siguruar një qasje më efikase dhe inovative për regjistrimin dhe menaxhimin e bizneseve lokale.
Komuna e Junikut është e përkushtuar për krijimin e kushteve për efikasitet dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Ky hap shënon një angazhim të përbashkët për përmirësimin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Junikut.” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Komuna e Junikut hap Qendrën për Regjistrim të Bizneseve
Komuna e Junikut, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), për hapjen e qendrës për regjistrim të bizneseve.