Në këtë mbledhje, diskutimet u fokusuan në arsyetimin e mungesave në mbledhje dhe shqyrtimin e procesverbale nga mbledhja e mëparshme.
Po ashtu, u diskutua dhe miratua Planin e Punës për Kuvendin dhe orarin e takimeve të rregullta për vitin 2024.
Anëtarët e Kuvendit gjithashtu shqyrtuan dhe miratuan Plani të Punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) dhe për Komitetin për Komunitete për vitin 2024.
Një aspekt i rëndësishëm ishte shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit për vitin 2023.
Mbledhja përfundoi me pyetje nga anëtarët e Kuvendit dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme të interesit komunal.
Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Junikut
Mbajtja e mbledhjes së dymbëdhjetë të Rregullt të legjislacionit V në Kuvendin e Komunës së Junikut ka filluar me një minutë heshtje në nderim dy të rinjve junikas Mic Tofaj dhe Fatlinda (Maloku) Tofaj, vajza dhe dhëndëri i asamblistit Zenel Maloku, të cilët ditë me parë humbën jetën tragjikisht në bjeshkët e Junikut.