Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi u shprehën të lumtur që përmes këtyre projekteve po e lehtësojnë punën e bujqve si dhe po ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë.
Ndërkohë, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi u shpreh falënderues ndaj organizatës Islamic Relief, e cila ka bashkëfinancuar këtë projekt së bashku me Komunën e Kaçanikut. Kjo organizatë ka ndihmuar fermerët kaçanikas edhe vitin e kaluar përmes projektit të serrave.
162 fermerë nga Komuna e Kaçanikut përfitues të mjeteve të punës
Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për fermerë dhe realizimin e politikave zhvillimore në bujqësi, 102 fermerë përfituan nga komuna e Kaçanikut dhe organizata Islamic Relief Kosova, motokultivatorë me frezë dhe 60 të tjerë përfituan motokultivatorë me kosë.