Punimet nga afër i përcolli Kryetari i Komunës, Besim Ilazi dhe drejtori për Arsim, Zahir Doda, të cilët u ndanë të kënaqur me ecurinë dhe dinamikën e punimeve, ndërsa uruan banorët e kësaj ane, në veçanti të rinjtë dhe nxënësit për projektin në fjalë.
Projekti është duke u financuar në tërësi nga buxheti komunal, ndërsa projekte te ngjashme janë realizuar edhe në fshatin Begracë e Elezaj, ndërsa këtë vit po ashtu pritet të fillojnë punimet edhe në sallën e Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “ Idriz Seferi” në Bob.
Drejt realizimit Projekti i Sallës së Edukatës Fizike në fshatin Biqec
Salla e Edukatës Fizike në fshatin Biqec të Komunës së Kaçanikut, po merr formën e duhur të një projekti modern dhe të nevojshëm për nxënësit dhe të rinjtë e këtij fshati.