Komuna e Kaçanikut dhe Agjencia Pyjore e Kosovës me Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Bekim Hoxha nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit.

Me këtë rast Komuna e Kaçanikut përfiton një veturë të terrenit për shtim të efikasitetit të punës në sektorin e pylltarisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është dalja në ndihmë Komunës së Kaçanikut për t’i realizuar obligimet në kultivimin dhe mbrojtjen e pyjeve. Kjo vije pasi që kohë më parë, drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka përcjellur kërkesën në këtë agjenci për veturë terreni, për të lehtësuar punën e kësaj drejtorie.

Drejtori Suhad Dullovi falënderoi Agjencinë e Pyjeve, duke shtuar se kjo veturë do të lehtësoj punën dhe aktivitetin e drejtorisë në lidhje me mbrojtjen e pyjeve.