Koordinatorët e cilësisë patën rastin të përcjellin nga afër një model të punës përmes platformës digjitale në Gjimnazin “Skënderbeu” të cilën e shpalosi koordinatori i këtij institucioni arsimor, Berat Berisha.
Ndërkaq, Enver Dalloshi koordinator i cilësisë në nivel komunal ka thënë se është synim i gjithë neve pajisja e të gjitha shkollave me teknologji digjitale me qëllim të avancimit, lehtësimit dhe ngritjes së cilësisë në shkollat e Komunës së Kaçanikut.
Koordinatorët e cilësisë angazhohen për pajisjen e shkollave me teknologji digjitale në Komunën e Kaçanikut
Në Komunën e Kaçanikut, është mbajtur një takim pune i koordinatorëve të cilësisë në nivel të shkollave të kësaj komune, ndërsa temë bosht ka qenë ngritja e cilësisë në shkolla, me theks mësimdhënia e avancuar përmes platformës digjitale.