Në Kaçanik mbahet tryeza me temë “Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore" me moton "Sot dhe çdo ditë tjetër"

Gra dhe vajza nga qytete të Kosovës kanë filluar fushatën ‘16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore’.

Aktivitetet për këtë kampanjë, kanë filluar edhe në Komunën e Kaçanikut, duke u mbizotëruar nga ngjyra portokalli, e cila nënkupton një të ardhme më të ndritshme, pa dhunë.

Kjo kampanjë në Kaçanik u shënua me tryezën e diskutimit me temë "Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore" me  moton "Sot dhe çdo ditë tjetër".

Folës kryesor në këtë tryezë ishin:

Kryetari i Komunës, Besim Ilazi,
Ardita Rrahmani, Kryesuese e grupit të grave asambleiste,
Vedat Dema- Zyrtar, komunal për barazi gjinore,
Prof.Dr. Ferdi Kamberi, sociolog
Mc.Lejla Koxha Shehu, psikologe dhe
Zyrtari policor, Njazi Elezi nga njësia e hetimeve - departamenti i  dhunës në familje.

Aktiviteti në tërësi është organizuar nga grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut.

“16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” është një fushatë e përvitshme globale që përdoret për të mobilizuar përpjekjet dhe për të avokuar, e për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.