Ashtu edhe siç ishte premtuar dhe planifikuar nga krerët komunal, ky objekt nga sot do të jetë i hapur dhe në shërbim të kësaj pjese të shoqërisë tonë.
Të gëzuar që ky projekt tashmë u jetësua, Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi, e vlerësuan si të rëndësishëm projektin, duke shtuar se tashmë kjo organizatë do të ketë kushte më të mira për të vepruar, duke shtuar se mbështetja komunale nuk do të mungojë asnjëherë.
Edhe drejtoresha e Handikos-it, Elmihane Krasniqi Malsiu, u shpreh e lumtur për realizimin e këtij projekti, ndërsa në përurimin e këtij objekti morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Sali Malsiu, Clay Stringham dhe Cathy Stringham, përfaqësues të organizatës humanitare ndërkombëtare LDS Charities si dhe Rrahman Jakupi si bashkëiniciator i këtij projekti.
Parcela dhe objekti janë dhënë nga Komuna e Kaçanikut për Organizatën “HANDIKOS”, ku më pas është bërë renovimi dhe aktivizimi i këtij objekti për aktivitete të kësaj organizate.
Sipas marrëveshjes, organizata bëmirëse LDS Charities ka financuar me 30.000-euro këtë projekt të rëndësishëm për personat me nevoja të veçanta, ndërsa Komuna rreth 27.000 euro.
Ky investim do të krijojë kushte më të mira dhe më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Kaçanikut. Rikonstruktimi dhe renovimi i objektit të HANDIKOS do të sjellë ndryshime pozitive në jetën e këtij komuniteti dhe do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më të mira dhe të përshtatshme për personat me nevoja të veçanta dhe është një shembull konkret i bashkëpunimit të qeverisë lokale me Organizatat e Shoqërisë Civile dhe donatorët ndërkombëtarë për të arritur qëllimet e përbashkëta për mirëqenien e komunitetit.
Renovohet objekti që do të jetë në shërbim të anëtarëve të organizatës “Handikos” në Kaçanik
Personat me aftësi të kufizuara në kuadër të organizatës “Handikos” nga sot do të kenë objektin me kushte moderne dhe hapësira të mjaftueshme në Kaçanik.