Ky panair është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për profesionistët e turizmit malor.
Nisur nga fakti se për Komunën e Kamenicës është shumë i rëndësishëm zhvillimi i turizmit në vend, dhe se po punohet në këtë drejtim, vizitat në panaire të tilla japin mundësi të që hapen rrugë të reja për zhvillimin e këtij sektori, të ndiqen praktika të mira të vendeve të tjera, si dhe më e rëndësishmja të krijohen kushte edhe për bashkëpunime të mundshme për zhvillim të turizmit.
Për turizmin e zhvillimin ekonomik Kryetari Rahimaj ka qenë edhe pjesë e takimit me Kryetarët e Komunave të Gresivaudan, për të vazhduar më pas vizitat në qendrat kryesore të turizmit në Francë.
Komuna e Kamenicës pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Francë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe shumë homologë e përfaqësues të tjerë nga Komunat e Kosovës, po qëndrojnë këto ditë në Grenoble të Francës, për vizitat dhe takimet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “International Mountain Development Trade Show”.