“Kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me UKZ, i cili do të mundësojë bashkëpunimin në shumë fusha për hartim të projekteve, ekspertiza profesionale, zhvillim të aplikacioneve etj”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai, në të njëjtën kohë ka shtuar se ndër tjera është edhe mbështetja e studentëve tanë që kanë vendosur të studiojnë në drejtime të ndryshme në UKZ.
Kryetari Rahimaj, ka falënderuar Rektorin Dërmaku si dhe stafin e tij për bashkëpunimin.
Kryetari Rahimaj: Bursa për të gjithë maturantët që regjistrohen në Universitetin "Kadri Zeka"
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Prof.Asoc.Dr. Artan Dërmaku.