Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.

Në rend dite për shqyrtim ishte vetëm një pikë:
1. Propozim-Vendim për shpalljen në interes të përgjithshëm publik.

Pas diskutimeve nga asambleistët me shumicë votash u miratua kjo pikë.