Kjo u bë të ditur në konferencën e organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) me temën "Turizmi për zhvillim: Mundësitë që duhen shfrytëzuar".
Isuf Zejna, nga Demokracia për Zhvillim, tha se nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka pasur një dyfishim të vizitorëve ndërkombëtarë, ku më së shumti janë vizituar Prishtina, Peja dhe Prizreni.
Që nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka pasur më tepër se dyfishim të vizitorëve ndërkombëtarë, si dhe vendet të cilat këta persona kanë qëndruar në vendin tonë. Vendet të cilat janë destinacionet më së shpeshti të vizituara janë Prishtina, Peja dhe Prizreni, pra këto janë pjesët në të cilat më së shumti vizitohen nga ndërkombëtaret, tha Zejna.
Avni Kastrati, zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tha se duke e ditur rëndësinë e turizmit dhe kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës MTI është e përkushtuar që të punojë në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe konkurrues.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duke e njohur rëndësinë e turizmit dhe kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës është e përkushtuar që të punoj në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe konkurrues. Kosova edhe pse ka një hapësirë gjeografike relativisht të vogël ofron një kombinim të mrekullueshëm ofertash që i përgjigjen të gjitha shijeve turistike që nga natyra e bukur e bjeshkëve, burime të ujit të kthjellët të lumenjve, rrugë mesjetare me kalldrëme të qytetit historik të Prizrenit, si dhe imazhin e jetës plotë gjallëri në Prishtinë e qendra të tjera të Kosovës, tha Kastrati.
Ai u zotua se së shpejti do të themelohet Departamenti i Turizmit i cili do ti përgjigjet nevojave të zhvillimit të turizmit si veprimtari mjaftë profitabile.
Gjithashtu, ai tha se kjo Ministri planifikon të formojë një organizatë për turizëm e cila do të promovonte potencialin dhe vlerat turistike që posedon Kosova.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë zotohet që së shpejti do të themelojë Departamentin e Turizmit i cili do të ju përgjigjet nevojave të zhvillimit të turizmit si veprimtari mjaftë profitabile e cila do të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Në një të ardhme të afërt MTI-ja planifikon që të gjejë formën për themelimin e organizatës për turizëm, e cila do të mundësojë promovimin e potencialit dhe vlerave turistike që posedon Kosova. MTI-ja do të vazhdoj të punoj në promovimin e Kosovës paralelisht me mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim rritjen e ofertës turistike dhe përmirësimin shërbimeve në mënyrë që vendi jonë të futet në hartën ndërkombëtare të një destinacioni turistik konkurrues dhe kështu të sjellim të mira ekonomisë së vendit tonë, tha ai.
Sigrid Meijer, menaxhere e programit promovimi i sektorit privat, Swisscontact në Kosovë, tha se turizmi është një sektor, i cili po rritet dhe është një kontribuues në rritje të GDP-së dhe po ashtu në krijimin e vendeve të punës.
Kur kemi filluar këtë projekt në vitin 2013 ne jemi angazhuar në turizëm jo edhe aq shumë megjithatë se kanë kontribuar më pak në punësimin e njerëzve, por në fillim jemi koncentruar në potencialin e vetë dhe në vitet e fundit kemi parë se ka një rritje dhe ne jemi duke e përcjellë në këtë kuptim tendencat në tërë botën, pasi që në shumë vende jo vetëm në Evropë por edhe në vendet e tjera të botës turizmi është një sektorë i cili po rritet dhe është një kontribuues në rritje të GDP-së dhe po ashtu në krijimin e vendeve të punës, tha ajo.
Sipas saj, turizmi është një mënyrë e shkëlqyer për ta përmirësuar imazhin dhe për të treguar gjëra pozitive që Kosova ka për të ofruar.
Turizmi është një mënyrë e shkëlqyer e zhvillimit të diplomacisë për ta vënë Kosovën në një hartë të tërë botës dhe për ta përmirësuar imazhin e dhe për të treguar gjëra pozitive që Kosova ka për të ofruar, tha ajo.
Po ashtu, ajo tha se kur kanë identifikuar disa fyte të ngushta me të cilat është ballafaquar sektori i turizmit, ku sipas saj një prej tyre ka qenë mungesa e statistikave lidhur me turizmin.
Këto janë tri qytetet më të vizituara në Kosovë
Prishtina, Peja dhe Prizreni janë vendet të cilat vizitohen më së shumti nga turistët ndërkombëtarë, ku nga viti 2008 deri në vitin 2015 vizita e tyre është dyfishuar.