Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.

Vlera e projektit të planifikuar është 212 000 euro, ku 50 000 euro do të paguhen nga buxheti i komunës, ndërsa pjesa tjetër nga ministria. “Kam paraqitur kërkesat edhe për investime të tjera për të cilat ka nevojë Komuna e Klinës, si asfaltimi i transitit në Klinë, rehabilitimi i rrugëve rajonale që janë në përgjegjësi të ministrisë si rruga “17 Shkurti” në Caravik dhe rrugë të tjera.

Me qëllim që të krijojmë kushte më të mira infrastrukturore, ne në vazhdimësi kemi investuar, si me buxhetin e komunës ashtu edhe me bashkëpunime të ndryshme” – ka thënë Elezaj.