Klina ka hapur dëgjimet buxhetore 2026-2028

Komuna e Klinës ka hapur dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028.

Ftohen të gjithë qytetarët, OJQ-të, bizneset, mediat dhe të interesuarit e tjerë që të marrin pjesë.

Takimi i pestë do të mbahet nesër, më datë 9 qershor, në fshatin Shtupel, në SHFMU “Avni Zhabota”, më banorët e fshatrave Shtupel, Kërrnicë, Binxhë dhe Grabc, datë 09.06.2025, ora 18:30.

Komentet në mënyrë të shkruar mund t’i dërgoni edhe nëpërmjet postës elektronike deri më datë 24 qershor, tek:
Vlora Tafili, email: vlora.tafili@rks-gov.net
Melihate Behramaj, email:melihate.behramaj@rks-gov.net