Në finalizimin e këtij drafti morën pjesë nënkryetarja e Komunës, Marqe Tanushi- Selmanaj, Naser Lajqi nga Syri i Vizionit, Luljeta Ibishi nga MAPL, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Fatjona Gashi, drejtori i Shëndetësisë, Agron Bacaj, Astrit Muhaxheri koordinator i grupit punues, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale.
Gjatë këtij takimi, është bërë prezantimi dhe plotësimi i Draft Planit të Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës si dhe Buxhetimi i Planit të Punës së Ekipit.
Qëllim i këtij dokumenti është rritja dhe ofrimi i kapaciteteve për një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët dhe synohet të rritet ndërgjegjësimi rreth të drejtave të fëmijëve si dhe adresimi i sfidave me të cilët ata përballen në jetën e tyre të përditshme.
Komuna e Klinës drejt finalizimit të Draft Planit të Punës për Ekipin për të Drejtat e Fëmijës
Komuna e Klinës, në bashkëpunim me organizatën “Syri i Vizionit” si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal kanë mbajtur punëtorinë njëditore për finalizimin e Draft Planit të Punës për Ekipin për të Drejtat e Fëmijës të Komunës së Klinës.