“Këta pishtarë lirie kanë qenë dhe përjetësisht do të mbeten çlirimtarët e Kosovës.
Lavdi e përjetshme për këta dëshmorë të kombit!
Lavdi dhe përjetësi për gjithë dëshmorët e Kosovës!” – ka shkruar kryetari Elezaj.
Kryetari Elezaj përkujton dëshmorët e kombit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të OVL-UÇK-së, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve të kombit Ali Berisha në 33 vjetorin e rënies, Ramiz Berisha, Musli Berisha, Agim Gashi dhe Agron Gashi, të cilët ranë heroikisht 25 vjet më parë për lirinë e Kosovës.