Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, Marqe Tanushi – Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues i OSBE-së dhe media.
Kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi në fillim të seancës uroi anëtarët e kuvendit për një fillimvit të mbarë e më pas shpalosi punimet me këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar janar-dhjetor 2023,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2023,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2024,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zëvendësimin e anëtarit të KKSB-së,
8. Rishqyrtimi i akteve të miratuara nga KK sipas kërkesës së MAPL-së,
• Vendimi 01Nr.06-40632/23 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të përbashkët të lagjes “Balaj” në fshatin Sferkë,
• Vendim 01.Nr.06-43402/23 për miratimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Klinës 2024-2029,
9. Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.
Mbahet seanca e parë e rregullt e punës së Kuvendit Komunal të Klinës për vitin 2024
Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e parë e rregullt e punës për vitin 2024.