Kryetari Elezaj, gjatë ndarjes së këtyre pajisjeve deklaroi që projekte të natyrave të tilla do të ketë gjatë gjithë vitit dhe tha se po punojmë që të zgjerohen çdo herë e më shumë në lëmin e bujqësisë.
Vlera e tyre arrin shifrën afër 25 mijë euro.
Ndahen mekanizma bujqësorë për 20 përfitues të Komunës së Klinës
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Lorenc Marleku, kanë ndarë sot dhjetë mbjellëse gruri dhe dhjetë mbjellëse misri për njëzet përfituesit në kuadër të subvencionimit me mekanizëm bujqësor.