Në informatat që posedojmë ne si komunë dhe kontatet e shpeshta që kemi pasur me përfaqsuesit e KRU Hidromorava, procesi i tenderitmit ka përfunuar dhe tash mbetet vetëm
afati ligjor për ankesa nga Operatoret ekonomik të cilët kanë të drejtë të ankohën pas
përzgjedhjes së Operatorit që ka plotësuar kriteret e specifikacionit për kontrat dhe të filloj puna në këtë proces.
Ne si komunë jemi të vetëdijshëm që ka pasur shumë vonesa në këtë proces, por
nuk ka qenë në dorën tonë për ta zgjidhur problemin, pasi që proceduarat e tenderimit i ka
udhëhequr KRU Hidromorava, u shpreh Hidajet Ahmeti Drejtori i Administrates dhe
Shërbimeve Publikem Kurse përfaqsuesi nga i KRU Hidromorava,Mumin Morina shprehet kështu Sa i perket Tenderit komisioni veq ka bere perzgjedhjen e kontraktorit dhe pas afatit te parapar per ankesa pritet qe shpejt te filloje me pune. Sigurisht do te njoftoheni me kohe me daten e fillimit të punimeve.
Zyrtarët e Komunës u shprehen të bindur se kësaj here, rasti në fjalë do të zgjidhet dhe
përfundmisht të zgjidhet cështja e ujit të pijshëm.
/InfoKomuna/
Në Kllokot pritet të filloj riparimi i sistemit të ujësjellsit
Edhe pse kontrata për riparimin e sistemit të ujësjellësit dhe futjen nën menaxhim të saj nga KRU Hidromorava në mes Komunës së Kllokotit, Ministrisë së Financave, Qeverisë Zvicrane dhe KRU Hidromorava është nënshkruar para dy viteve, por ky proces ka ngecur prej asajkohe, transmeton InfoKomuna.