Ky portal do të quhet Gjakova Portal dhe nga ai do të përfitojnë jo vetëm qytetarët, mirëpo edhe bizneset, turistët e investitorët.
Ky portal do të përmbaj funksione e vegla të ndryshme. Disa ndër to janë shërbimet komunale si e-certifikata, e-prokurimi, platforma për komunikim me qytetarë; mundësia për të caktuar takime në të gjitha departamentet e komunës si dhe kabinetin e kryetares; lajme; njoftime; informacione mbi biznese; informacione mbi pikat turistike; e të tjera. Për më tepër, në këtë portal do të integrohen edhe tri zgjidhjet për të përmirësuar shërbimet komunale, e-rekrutimi, e-kerkesa, dhe e-shpenzimi, që kanë dalë nga gara innovative DigiGjakova. Ky portal është vendi ku cdo qytetar që dëshiron të dijë cfarëdo në lidhje me qytetin e Gjakovës mund ti gjej të gjitha.
Realizimi i këtij portali mbështetet nga programi Anti-Korrupsion i UNDP-së dhe vjen si rezultat i njërit prej rekomandimeve të Planit të Integritetit që komuna ka hartuar në vitin 2014. Qëllimi i këtij portali është të shërbej si urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve lokale kështu duke ofruar në një mënyrë më të qasshme informacione mbi sfera të ndryshme të jetës në këtë qytet me një fokus të vecantë në punën e progresin e komunës. Kësi lloji, transparenca rritet; duke rezultuar që qytetarët të jenë më të fuqizuar të kërkojnë llogaridhënie.
Komuna e Gjakovës Lanson Portalin e Qytetit Gjakova Portal
Komuna e Gjakovës është komuna e parë në Kosovë të krijoj dhe lansoj një portal të qytetit gjithëpërfshirës.