Jemi të obliguar,që për hir të së vërtetës dhe informimit korrekt të opinionit, që të sqarojmë raportin e emituar në KTV, respektivisht artikullin , Dy kryetarë komunash akuzohen për keqpërdorim të druve konfiskuara. Pjesa që ka të bëjë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Njëri ndër ta është kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili me mijëra kub drunj të konfiskuar i ka dhuruar falas dhe sipas qejfit të tij,nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është shkruar.
Nga përmbajtja e këtij artikulli vërehet tendenca e autorit për të kompromituar dhe dezinformuar opinionin për kryetarin e Komunës së Vushtrrisë lidhur me temën në fjalë. Zyra e kryetarit Mulaku dëshiron tia sqaroj mediumeve në fjalë faktet e mëposhtme në raport me artikullin e shkruar:
Autorja në konstatimin se kryetari Mulaku ka dhuruar falas dhe sipas qejfit të tij mijëra drunj të konfiskuar nuk ka arritur ta argumëntoj me fakte , madje edhe gjatë bashkëbisedimit me zyrtar të Agjencionit të pyjeve. Gjatë vitit 2015, për të cilin thuhet se janë konfiskuar mijëra kub drunj në Komunën e Vushtrrisë,të dhënat zyrtare nga Sektori i Pylltarisë i DKEBZHR dëshmojnë se janë konfiskuar 93 metra kub.
Se nuk bëhet fjalë për mijëra kub drunj të konfiskuar dhe se kjo shifër është thjesht hipërbollizim i tepruar tregon edhe fakti se gjatë periudhës 2012 2015 në Komunën e Vushtrrisë janë konfiskuar gjithësej 268 metra kub.
Nga kjo masë e drunjve të konfiskuar, 219 metra kub janë shpërndarë në saje të kërkesave të Shoqatave të dala nga lufta e UCK, Shoqatat për persona me aftësi të kufizuara, për skamnorët ,për personat me gjendje të rëndë ekonomike dhe familje që jetojnë me asistencë sociale.
Shpërndarja e pjëshme e masës së drunjve është bërë sipas kritereve dhe është mbikqyr nga një komision dhe zyrtarë kompetent të Drejtorisë për EBZHR. Kategoria e përfituesvë të këtyre ndihmave dëshmojnë se kryetari Mulaku nuk ka dhuruar falas dhe sipas qejfit të tij, por në bazë të kritereve dhe konform Ligjit për VL, Statutit të Komunës dhe propozimit referencë të DKEBZHR.
Në këtë reagim duam të sqarojmë edhe një obligim të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës që ka karshi komunave. Në bazë të Ligjit bazik Nr.2003/për Pyjet e Kosovës dhe Ligjit Nr.03/L-153 për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.2003/3,i publikuar në GZ me 29.03.2010, Agjencioni i Pyjeve të Kosovës është i obliguar që nga mjetet e drunjve të shitur 30 % ti bartë në buxhetin e komunave. Ky agjencion obligimin ndaj Komunës së Vushtrrisë për drunjët e shitur që janë konfiskuar në këtë komunë për herë të fundit e ka përmbushur në vitin 2011 duke transferuar 57.21 euro.
Autorja e këtij raporti , Shahadije Bikliqi,ndër të tjera thekson se ka bërë përpjekje që të kontaktoj kryetarin Mulaku. Si gazetare profesioniste, e përkujtojmë autoren , që një përpjekje për të kontaktuar një zyrtar për një temë kaq të ndijshme nuk mjafton.Tek e fundit, në intstitucionin që e drejton kryetari Mulaku,egziston edhe Zyra për informim dhe Kabineti, ku cdo gazetar në cdo kohë mundë të informohet për tema të ndryshme.
Apelojmë tek redaktorët e këtyre mediumeve, për të cilat gjithëherë i kemi pasur dyert e hapura dhe një bashkëpunim shumë të mirë, të përkujdesen që gazetarët e tyre ti hulumtojnë faktet para se tI emitojnë raportet, përkatsisht botojnë artikujt. Artikujtë pompozë të pa mbështetur në fakte dhe njëanshmëritë nuk i bëjnë nder as juve e as gazetarisë kosovare.
Shpresojmë se reagimi ynë do të zë vend të njëjtë sikurse artikulli i emituar dhe publikuar në portalin e juaj./InfoKomuna/