Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi në fushën e Shëndetësisë përkatësisht dhurimin vullnetarë, furnizim me barna esenciale për QMF-në në fshatin Opterushë ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Visar Kabashi, mërgimtar që jeton dhe vepron përkohësisht në Zvicër.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është financimi vullnetar (donacion) i bashkatdhetarit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër të cekur në nenin 1 të kësaj marrëveshjeje për furnizimin me barna esenciale për QMF-në në fshatin Opterushë, Komuna e Rahovecit, në shenjë solidariteti dhe humanizmi për qytetarët e tij.
Pika tre e marrëveshjes së bashkëpunimit Visar Kabashi, ka vendosur që vullnetarisht për 4 (katër) vite, QMF-në në Opterushë ta furnizoj me barëra esenciale për qytetarët e fshatit të cekur më lart.
Ndërsa obligohet Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtori i Shëndetësisë dhe mjeku që udhëheq QMF-në në Opterushë të përgatit për çdo muaj listën e barnave esenciale për QMF-në në fshatin Opterushë të Komunës së Rahovecit dhe të ja dorëzon donatorit me qellim të furnizimit me barna esenciale.
Komuna e Rahovecit merr për obligim të formoj komision prej tre anëtarëve për pranim - dorëzimin e materialit nga kompania e përzgjedhur dhe të përgatit raport me shkrim për Drejtorinë e Shëndetësisë, Kryetarin e Komunës dhe Donatorin.
Visar Kabashi - Donatori, merr për obligim që të përzgjedh furnizuesin për barna esenciale QMF-së lartcekur, ti bëjë pagesat pas furnizimit, si dhe pas raportit me shkrim nga ana e komisionit që formohet nga Komuna e Rahovecit .
Palët zotohen se do t`i përmbahen kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi dhe se në rast kontesti eventual apo për paqartësinë në tekstin e kësaj marrëveshjejë, të zgjidhen me anë të bisedimeve, konsultimeve miqësore dhe me mirëkuptim. /InfoKomuna/
Kryetari i Latifi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë me Visar Sadik Kabashi, nga fshati Opterushë, Komuna e Rahovecit me vendbanim të përkohshëm në Meyrin- Geneve në Zvicër.