Lagja “Arbana” në Prizren bëhet me qendër moderne të Mjekësisë Familjare

Në Komunën e Prizrenit është bërë përurimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF). Objekti i ri dykatësh, me hapësirë prej 552 m2, tanimë do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, i cili nuk i plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur.

Përveç shërbimeve të ndryshme të mjekësisë familjare, intervenimeve, inhalimeve, fashimeve, EKG-së, shërbimeve stomatologjike e vaksinimit, ku për të gjitha ka hapësira adekuate.

Tanimë në këtë QMF do të ofrohen edhe: shërbime për gratë shtatzëna dhe fëmijë të moshës 0-3 vjeç, teste rapide antigen kundër Covid-19 dhe glikotesti.
 
Uroj gjithë banorët e kësaj lagjeje dhe të banorëve përreth, për këtë qendër, e cila është vetëm njëra prej 20 objekteve shëndetësore që kemi ndërtuar apo renovuar që nga fillimi i mandatit, duke u bërë kështu komunë liderë e reformave dhe investimeve në shëndetësinë primare. /InfoKomuna/