“Pata kënaqësinë që të bashkëbisedojmë me kryetarin Haziri për shtytje të projekteve që kanë impakt pozitiv tek të gjithë qytetarët. U zotova që ne si qeveri, në krye me z. Haradinaj, nuk do ta atakojmë një subjekt politik, por do të jemi në nivel të detyrës dhe do t’i implementojmë të gjitha projektet që shkojnë në favor të zhvillimit ekonomik. Ne do të ndjekim rrugën e kontinuitetit sepse nuk fillon jeta dhe punët me neve. Pra, projekti u autostradës Gjilan-Prishtinë do të shkoj me mbështetjen e qeverisë”, tha ministri Lekaj, gjatë adresimit para gazetarëve.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar ministrin Lekaj për vizitën dhe zotimin e Qeverisë për vazhdimin e mbështetjes për projektet kapitale për Gjilanin.
“Me ministrin Lekaj i koordinuam punët e përbashkëta që lidhen me infrastrukturën në kuadër të punës që e kemi bërë në Komunë këto katër vite. Nga ana e qeverisë është njoftuar lidhur me infrastrukturën në Gjilan dhe Anamoravë, veçanërisht për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, që e lidhë me korridorin e autostradës së Shkupit dhe me korridorin e Autostradës së Kombit. Po ashtu, biseduam për vazhdimin e ndërtimit të hyrje-daljet e qytetit, dhe Rrugën e Komunovës”, ka thënë Haziri.
Kreu i Gjilanit pohoi, po ashtu, se ministri Lekaj konfirmoi se proceset zgjedhore lokale ecin dhe përfundojnë, ndërsa Qeveria vazhdon t’i realizojë objektivat dhe detyrat që ka sipas programit.
Lekaj konfirmon zotimin e kryeministrit Haradinaj për ndërtimin e Autostradës Gjilan-Prishtinë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ia ka konfirmuar sot në Gjilan kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, mbështetjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Haradinaj për realizimin e projekteve madhore, siç është edhe autostrada Gjilan-Prishtinë.