Mbi 5 mijë euro i kushton inventarizimi i një drejtorie Komunës së Leposaviqit

Komuna e Leposaviqit, që gjendet në veri të vendit, ka dhënë kontratë për inventarizimin e Drejtorisë për Arsim dhe Shkencë. Ky tender atyre i ka kushtuar me 5,650 euro.


Sipas njoftimit për kontratë në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ata kanë kërkuar që të furnizohen me:
“Tavolina për zyrë - 5 copë, Rrëshqitje mbathje me tre mbathje - 5 copë, Kabinete arkivore 2 copë., dollap korridori për 4 copë, tryezë konference 1 copë,raft TV 1 copë, arkiv kabineti të metalit 1 copë, kabineti Office 1 copë, lëkurë kolltuk 1 copë, karriga për zyra 5 copë, karriga konference 8 njësi, maska për radiator 4 copë, perde zhvesh 4 copë”, thuhet në njoftimin e KRPP-së, transmeton Koha.net.

E të gjitha këto kanë kushtuar me 5,650 euro, nga 5,700 euro, sa i kishin planifikuar në fillim kjo komunë.

Tenderi është fituar nga kompania “S&S 028 d.o.o.” nga Zveçani.