Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanović, parashihet asfaltimi dhe rekonstruksioni i rrugëve në komunën e Leposaviqit, në vlerë prej 565,919 , si dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Revatske dhe lagjen Verb dhe Berberisht, në vlerë prej 20,000 .
Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e këtyre projekteve, me anë të të cilit Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Leposaviqit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve, në të cilin duhet të jetë një anëtar nga MI.
/InfoKomuna/
MI ndan mbi 500 mijë euro për rekonstruksionin e rrugëve në Leposaviq
Sot, në Prishtinë u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Leposaviqit për realizimin e projekteve rrugore.