Kur është fjala për ilegalitet në administratë, përjashtim bën vetëm Mitrovica Veriore. Por në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin-Potok ende janë funksionale administratat paralele, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët nën logon e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Serbët në vazhdimësi kanë insistuar që edhe këtë çështje ta shtrojnë si temë në dialogun e Brukselit.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në vend të dialogut ka hartuar një plan për integrimin e këtyre administratave në sistemin e Kosovës, implementimin e të cilit kanë thënë se janë duke e bërë zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Veriorët refuzojnë ti nxjerrin nga ilegaliteti administratat komunale
Transformimi i administratave komunale në veri ka ngecur për shkak se të zgjedhurit e këtyre komunave shuarjen e tyre e kanë ndërlidhur me formimin e Asociacionit.