Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Lipjanit zhvilloi punimet e mbledhjes së 24-të me radhë

Sot, në sallën e takimeve në Komunën e Lipjanit është mbajtur mbledhja e 24-të e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Me këtë rast, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Daut Azemi, përveç pikave të parapara për këtë mbledhje, me propozim nga ekzekutivi ka propozuar edhe një pike shtesë për rendin e ditës.

Pas këtij ndryshimi, anëtarët e KPF-së, kanë shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe i kanë rekomanduar për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës që mbahet më 29 shkurt 2024.